Vendosni fjalën kyçe....

Blushi-Baton Haxhiut: Batonoviç, ti për një vilë në Palasë shet gjysmën e Kosovës


Zëdhënësi i presidenti, Tedi Blushi, ka akuzuar analistin nga Kosova, Baton Haxhiu, duke thënë se për një vilë në Palasë është i gatshëm të shesë gjysmën e Kosovës e t’i dhurojë Serbisë, Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Reagimi i i Blushit vjen pas një shkrimi të Haxhiut në media ku shkruan se Presidenti Meta ‘ndihet si emigrant’ lidhur me deklaratat e herëpashershme kundër shpopullimit të vendit.

“Batonoviç, ti për një vilë në Palasë je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ja dhurosh Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë. Madje për të shkuar sa më shpejt tek vila në Palasë, ke kohë që lobon për tunelin e Llogarasë, që të mos kalosh nga rruga që ndërtoi Kryeministri Meta.” – shkruan Blushi.

Më tej Blushi publikon shifrat e azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet e BE-së duke theksuar se ato janë pasojë e keqqeverisjes së kryeministrit Rama, të cilin e etiketon si sivëllain e padronit të Haxhiut në Beograd, presidentit Vuçiç.

“Hapi sytë katër Batonoviç dhe lexo të dhënat zyrtare e ‘European Asylym Support Office’ për shpopullimin dramatik të Shqipërisë, që ka shkaktuar me keqqeverisjen e tij, sivëllai i padronit tënd në Beograd:

Një krahasim për intensitetin e azilkërkuesve për 1000 banorë të vendit tonë me vendet e rajonit.

Shqipëria ka një numër azil kërkuesish për periudhën 2-vjeçare, korrik 2018 – korrik 2020, rreth:

18.4 herë më të lartë se Bosnja

17.4 herë më të lartë se Mali i Zi

12 herë më të lartë se Serbia

5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut,

3.9 herë më të lartë se Kosova

Nëqoftëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian,

Nga Shqipëria emigrojnë 12 PERSONA

Nga Kosova 3.3 persona

Nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona

Nga Serbia 1 person

Nga Mali i Zi 0.7 persona

Nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ.”­ – vijon statusin Blushi.

Në fund zëdhënësi i Metës shkruan se shpopullimi i vendit është fatkeqësi kombëtare dhe se Shqipëria e Kosova kanë pasur përherë burra për të mbrojtur interesat kombëtare.

“Hapi sytë katër Batonoviç! Kjo është FATKEQËSI KOMBËTARE! Shqipëria dhe Kosova kanë pasur burra që i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë në çdo kohë interesat kombëtare. Për këtë të jesh i sigurtë ti, padroni, punëdhënësi dhe pagatorët e ty shqipfolës!” – mbyll reagimin, Blushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *