Vendosni fjalën kyçe....

U shkarkua nga KPK, ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoji do e çojë çështjen në Strasburg


Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji, i cili u shkarkua sot nga KPK-ja tha se do e ankimojë vendimin në Gjykatën e Strasburgut.

Ndoji u shkarkua me vendim njëzëri nga anëtarët e KPK-së ndërsa kjo e fundit nuk e pranoi riçeljen e hetimit administrativ.

Prokurori ndodhej në një makinë me Landi Muharremin e shoferin e tij Andi Maloku kur u qëllua me breshëri automatiku nga një tjetër mjet në lëvizje.

Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit ndërsa nuk dihet nëse shënjestra e atenatit ishte ai apo Landi Muharremi i njohur si Rrumi.

Në atentat ndërroi jetë shoferi Andi Maloku ndërsa Muharremi e Ndoji u plagosën.