Vendosni fjalën kyçe....

Basha mesazh Ramës: Hodhe hapin e fundit drejt greminës, asgjë s’të shpëton nga ndëshkimi


Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar ashpër pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Nëpërmjet nje postimi në Twitter, Basha, thekson se votimi i sotëm është antikushtetues dhe shkatërron konsensusin e 5 qershorit si dhe godet integrimin e vendit.

Kryedemokrati thotë gjithashtu se sot Rama ka hedhur hapin e fundit drejt greminës dhe se asgjë nuk do e shpëtojë nga humbja që e pret.

“Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët.Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!” – shkruan Basha në Twitter.