Vendosni fjalën kyçe....

Me dy pistoleta në makinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari në Tiranë


Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri me vete dhe sasi lënde narkotike.

Shtetasi me iniciale E.T banues në Tiranë është arrestuar pas një kontrolli në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet në orët e para të mëngjesit.

30-vjeçarit iu sekuestrua dy armë zjarri pistoletë, një sasi municioni luftarak, sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një armë e ftohtë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë me vete dhe që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, gjatë patrullimit në lagjen “Ali Demi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë konstatuar një mjet me drejtues shtetasin E.T., dhe gjatë kontrollit për sende të kundraligjshme, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale në çantën e tij të dorës 2 armë zjarri pistoletë të cilat janë dërguar për ekspertim për gjendjen e tyre teknike, një sasi municioni luftarak, një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, dhe një armë të ftohtë (dorezë).

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *