Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Diskreditimi i Shqipërisë, shërbim për defaktorizimin e Kosovës


Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar mbledhjen e sotme të dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, duke shpërndarë një postim të ish-presidentit Bujar Nishani.

Në këtë postim kujtohet se deri më tani ka patur 6 mbledhje të përbashkëta mes dy qeverive, por sipas Nishanit nuk ka dalë asnjë produkt për Shqipërët këtu dhe në Kosovë.

E të njëjtin qëndrim duket se ndan dhe presidenti Ilir Meta.

“6 (gjashtë) mbledhje të përbashkëta midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. A mund të thotë dikush 1(një) qoftë edhe 1 (një) produkt të arritur apo të prekur nga shqiptarët këndej dhe andej kufirit pas gjithë këtyre mbledhjeve ??!!
Jo 6 (gjashtë) por 1(një) veç 1 (një). Asgjë ! 0 (zero) me bisht ! Ah po, traun e taksës në Rrugën e Kombit nga qeveria e rilindsave në Shqipëri ! Natyrisht asgjë për tu çuditur !
Një qeveri shqiptare që rrjeshtohet nën skenarin serb të copëtimit të trojeve të Kosovës nuk e ka për hiç gjë, të ringrejë barriera komunikimi midis shqiptarëve. Maskat janë çjerrë, tradhëtarët e kombit janë mbi ujë si tapa të kalbura !”, shkruan Nishani në postimin që e ka ndarë dhe Meta në faqen e tij të Facebook.

Më pas Meta komenton në një postim të dytë: “Diskreditimi ndërkombëtar i Shqipërisë është shërbim për defaktorizimin e shtetit të Kosovës dhe faktorit shqiptar në rajon, i cili ka qenë kudo faktor stabiliteti e europianizimi. Vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave e ndihmon edhe shtetin e Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon.”

Kujtojmë se këtë mesditë pati një përplasje në distancë mes Metës dhe Ramës lidhur me çështjet e shtetit shqiptar në Arbitrazh, që sipas presidentit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit miliona euro. Ndërsa kryeministri këmbëngul se ende nuk ka humbur asnjë çështje në Arbitrazh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *