Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen pamjet, si u vra biznesmeni nga Kosova në Serbi (Video)


Kamerat e sigurisë kanë kapur çastin e ekzekutimit me armë në Serbi të biznesmenit nga Kosova, Selatin Janjeva.

Ai kishte në pronësi kompaninë ‘Selo Tours’ ndërsa u vra ditën e djeshme në Novi Pazar. Siç duket në pamjet video, disa persona përfshihen në një përplasje me fjalë para se njëri prej tyre të përkulet diku, mesa duke për të marrë armën me të cilën qëlloi për vdekje Janjevën.

Edhe ky i fundit e ka qëlluar personin me iniciale J.P. i cili është shtruar në spitalin e Novi Pazarit ku është jashtë rrezikut për jetën me një plumb në këmbë.

Siç raporton ‘Express’, Janjeva ndodhej në Serbi për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore me ish-bashkëshorten.

Pas seancës së paradites, ai është përballur pasdite me baxhanakun pranë shtëpisë që kishte në Novi Pazar e pas përplasjes me fjalë janë nxjerrë armët, ku Janjeva ka humbur jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *