Tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy makinave në Elbasan.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Elbasan-Peqin pranë Bradasheshit.
Dy nga të plagosurit kanë pësuar dëmtime të lehta ndërsa tjetri ka marrë dëmtime më të rënda.
Në aksident janë përfshirë një VW Golf 4 dhe një BMW X6.