Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: PS-ja po pengon konsensusin, në rrezik hapja e negociatave



Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ka akuzuar maxhorancën se po dëmton konsensusin.

Në nisje të mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, Bylykbashi kujtoi se ka dy javë që opozita ka kërkuar që t’i drejtohen OSBE-ODIHR-it, lidhur me pikat ku nuk bien dakord siç është ajo e koalicioneve.

“Ka më shumë se dy javë që opozita ka kërkuar si pikë të parë të rendit të ditës që ti drejtohemi ODIHR për çështjen e garimit të lirë të partive politike në koalicion sic janë sot.
Ka më shumë se dy javë PS refuzon t’i dërgojë kërkesën ODIHR që është shkelje e 14 janarit. Me këtë veprim PS po pengon këshillin politik, nëse vazhdon më ketë rrugë dëmtohet konsensusi dhe vihet në rrezik hapja e negociatave me BE-në”, u shpreh Oerd Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *