Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me mësues të arsimit parauniversitar: Pas 25 prillit nuk do ndëshkoheni për bindjet partiake


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me mësues të arsimit parauniversitar në Tiranë.

Basha thotë se tashmë në këtë kohë ndryshimi është nevojë e madhe, pasi nëpër shkolla sidomos në kohë pandemie po punohet nën një trysni të madhe.

Sipas tij mësuesit nuk po punojnë lirisht prej drejtuesve, teksa vetë thotë se 25 prilli do të jetë ndryshimi i madh.

Madje Basha thotë se mësuesit nuk do të ndëshkohen nëse kanë qasje të kundërta politike me të si kryeministër apo qeverinë e PD.

Ajo që doja të thoja që kushtet e punës dhe pagat janë kryesorja. Kushtet e punës mos të flasim për politizimin e skajshëm që i është bërë arsimit në tërësi, arsimit parauniversitar, por edhe arsimit universitar. Një nga misionet kryesore të normalizimit të politikës shqiptare, është që ta largojë frikën si një instrument sundimi. Njerëzit duhet të jenë të lirë të thonë mendimet e tyre dhe kjo është A-ja e demokracisë! Ky është formimi im, kjo është kërkesa juaj, kjo është minimumi që meriton Shqipëria dhe shqiptarët! Ndaj, 25 Prilli do të jetë një ditë ndryshimi i thellë, edhe në raport me qasjen e politikës, edhe në raport të qasjes ndaj politikës, edhe në raport të qasjes së lirisë së njerëzve për të shprehur mendimet e tyre arsimtarët nuk do të ndëshkohen nëse kanë qëndrime të kundërta politike me qeverinë e ardhshme, me kryeministrin e ardhshëm. Nuk do të vlerësohen thjeshtë mbi pikëpamjet e tyre politike, do të vlerësohen vetëm mbi bazën e profesionalizmit dhe performancën në detyrë”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *