Vendosni fjalën kyçe....

Kanadaja dhe Gjermania posedojnë rregjistrimet për vrasjen e Khashoggi


Kanadaja dhe Gjermania kanë konfirmuar se ndarjen e informacioneve me Turqinë për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në Konsullatën Saudite në Stamboll, raporton Anadolu Agency.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, në ambasadën kanadeze në Paris ka folur për gazetarët, duke theksuar se për vrasjen e Khashoggit ai vetë personalisht nuk i ka dëgjuar këto regjistrime, por se shërbimet intelegjente të vendit të tij kanë arritur t’i sigurojnë ato.

Kryeministri kanadez po ashtu ka njoftuar se këtë çështje e ka diskutuar pak kohë më parë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede telefonike, si dhe në përfundim të ceremonisë së 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore e cila u zhvillua në Paris.

Shtypi kanadez ka shkruar se Trudeau vazhdon t’i vlerësojë bashkë me vendet e tjera zhvillimet në lidhje me vrasjen Khashoggi dhe se kanë negociuar për vendimin ndaj Arabisë Saudite. Po ashtu bëhet e ditur se Trudeau i ka shprehur falënderimet presidentit Erdoğan për qëndrimin e Turqisë në lidhje me këtë ngjarje.

Po ashtu edhe qeveria gjermane ka konfirmuar ndarjen e informacioneve midis Gjermanisë dhe Turqië.

I pyetur rreth raportimeve të fundit në media gjatë fundjavës, Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares Angela Merkel, konfirmoi se ata kanë marrë informacione nga Turqia.

“Mund t’ju them se ka pasur një shkëmbim të informacionit të shërbimit të intelegjencës për këtë”, tha Seibert në një konferencë të rregullt për media, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

Të shtunën e kaluar, presidenti Erdoğan tha se Ankara ndau të dhënat lidhur me vrasjen e Khashoggit me Arabinë Saudite, SHBA-të, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe.

“Nuk është e nevojshme që kjo të shtrembërohet. Padyshim që brenda këtyre 15 personave e dinë se kush është vrasësi apo vrasësit dhe qeveria e Arabisë Saudite do t‘ia arrijë ta zbulojë këtë duke bërë që këta persona të flasin”, deklaroi Erdogan.

Khashoggi, një shtetas dhe kolumnist saudit i “The Washigton Post”, u vra më 2 tetor në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Pas disa javë mohimi të përfshirjes, mbretëria pranoi se Khashoggi ishte vrarë në konsullatë, por theksoi se familja mbretërore saudite nuk kishte njohuri paraprake për një komplot për ta vrarë atë.

Deri tani, 18 persona, përfshirë ofierët e sigurimit, janë arrestuar në Arabinë Saudite në lidhje me vrasjen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *