Vendosni fjalën kyçe....

Voltana Ademi reagon pas padisë së Këshillit Bashkiak: Si unë kanë vepruar shumë kryebashkiakë të tjerë


Kryetarja e bashkisë së  Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar pas padisë së Këshillit Bashkiak për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Klubit të Vllaznisë.

Ademi shprehet se nuk ka vepruar më ndryshe në krahasim me kryebashkiakë të tjerë socialistë.

“Nuk jam njohur me projekt vendimet. E kam dëgjuar për herë të parë përmes televizionit. Jam e qetë në ushtrimin e detyrës time me korrektesë. Nga paraqitja në seancën e këshillit, teknikisht asgjë nuk kuptova nga pretendimet. Do ta lexoj me vëmendje dhe do të hedh dritë me profesionalizëm për çdo paqartësi në aplikim të ligjit nëse kanë.

Meqënëse ka interes nga mediat, po ju dërgoj vendimet e të gjithë kryetarëve të Bashkive Vlorë, Kamëz, Lushnjë, etj. Ata, me tagrin që u jep ligji, kanë ushtruar detyrën sikurse ligji parashikon. Nuk besoj se Shkodra për faktin e të qenurit në opozitë bën ndonjë përjashtim”,– shprehet kryebashkiakja, e cila këto ditë ndodhet e karantinuar në shtëpi, për shkak se ka rezultuar e prekur nga koronavirusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *