Vendosni fjalën kyçe....

Për 3 javë konsumoi vetëm ujë dhe lëngje frutash, gruaja përfundon në spital me dëmtim në tru


Një grua izraelite është shtruar në spital me dëmtim në tru, pasi kaloi tre javë duke mos konsumuar asgjë tjetër përveçse me lëng frutash dhe ujë.

RT” shkruan se mjekët kanë frikë se gruaja mund ta ketë dëmtuar përgjithmonë trurin. Gruaja emri i të cilës nuk bëhet i ditur, rreth 40-vjeçare, ishte këshilluar me një terapist që i kishte këshilluar dietën vetëm me lëng frutash dhe ujë.

Kjo shkaktoi një çekuilibër të kripës në trurin e saj, raporton HaHadashot.

Pesha e gruas ra deri në 40 kilogramë. Ajo u shtrua në spital në gjendje të rëndë në Qendrën Mjekësore të Sheba-s në Tel Hashomer, ku po mbahet nën vëzhgim.

Në Izrael, si në shumë vende të tjera, terapitë alternative nuk janë të rregulluara me ligj, kështu që kushdo mund të pretendojë se është një ‘terapist’ dhe të fillojë të shtyjë klientët drejt dietave jo të mira.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *