Kryeministri Edi Rama, pas mbarimit të asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë foli për mediat ku dha idetë e tij për mandatin e tretë.
Ai deklaroi se për Vlorën ka shumë për të bërë, dhe se pritet që të sjellë shumë turistë.
“Janë takime për të adresuar probleme për të trajtuar çështje të caktuara dhe për të mobilizuar veten. Çdo ndeshje fitohet kur mbaron. Pavarësisht se ne jemi besimplotë që do të fitojmë duhet të bëjmë maksimumin, sepse fitorja nuk është qëllim por është rezultati i punës ku njerëzit bëjnë në krye të detyrës.
Kandidoj apo nuk kandidoj në Vlorë mua me Vlorën nuk më ndan asgjë. Siç kemi bërë për Vlorën më shumë në këto mandate, mandatin e tretë do të bëjmë edhe më shumë.
Eksperienca më ka mësuar që ndryshimi ka një impakt të madh energjizues si fillim, pastaj rrit shumë pritshmëritë dhe krijon edhe pakënaqësitë. Kjo do të thotë që shumë Kush që jeton në lagjet periferike të Vlorës, sot thotë bukur shumë ç’ka është bërë, por këtu te unë nuk është bërë ajo që prisja. Është gjë e madhe që është rritur pritshmëria.
Kjo duhet adresuar dhe mandati i tretë për Vlorën do të jetë mandati i çuarjes së energjisë brenda lagjeve dhe periferive. Po ashtu edhe në ish-komuna.
Nuk është një objektiv në hava, por realist. Në fund të dekadës Vlora do të ketë miliona turistë”- tha Rama.