Vendosni fjalën kyçe....

Pritet të lindë nga dita në ditë, Meghan Markle ende nuk është pajtuar me babanë


Meghan Markle nuk i ka dhënë fund konfliktit më shumë se 1-vjeçar me babanë e saj Thomas Markle.

Njerëz të afërt me Thomas Markle, kanë thënë për “TMZ” se ai nuk është i mirëpritur në lindjen e fëmijës së Meghan dhe princit Harry.

Thomas Markle nuk ka plane për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, për të mirëpritur ardhjen e nipit-mbesës në jetë.

Thomas dhe dukesha e Sussex kanë patur mosmarrëveshje që kur ai nuk u paraqit në martesën mbretërore në maj të vitit 2018, duke përmendur si justifikim problemet shëndetësore.

Që atëherë, ai ka folur kundër familjes mbretërore në shtyp. Përkundër kërkesave të Meghan që ai mos ta bënte këtë, Thomas Markle vazhdoi të fliste me mediat për muaj me radhë, madje edhe duke botuar një letër të shkruar me dorë që e bija ia dërgoi duke i kërkuar që ai të mos komunikonte me tabloidët.

Thomas tha se ai fillimisht kishte planifikuar ta mbante letrën “private nga respekti për të” derisa miqtë e saj “nisën sulmin” ndaj tij në revistën People. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *