Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria rrezikon të mbetet pa port funksional me projektin e Ramës” – Berisha


Kreu i PD-së Sali Berisha, denoncoi projektin e qeverisë Rama për zhvendosjen e portit të Durrësit në Porto Romano. Gjatë një takimi në departamentin “Brain Gain”, kryedemokrati tha se zhvendosja mund të çojë në humbjen e funksionit të portit.

Berisha shtoi se porti i ri parashikohet të jetë me përmasa shumë më të vogla me atë të tanishmin duke çuar në tkurrje të kapaciteteve strategjike të Shqipërisë.

“Shqipëria rrezikon të mbetet pa port funksional siç e ka sot, ndërsa projekti i ri është shumë më i vogël në përmasa dhe kapacitete.” – tha Berisha, duke e cilësuar këtë zhvillim si një humbje të një aseti kyç kombëtar.

Kreu i PD-së akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të pasurive publike dhe për përfshirje të interesave të paligjshme në projekte strategjike, duke pretenduar se pas investimit qëndrojnë interesa të ndryshme ekonomike dhe kriminale.