Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në superstradën Fushë Krujë-Milot, 1 e vdekur dhe 2 të plagosur


Përplasja e dy automjeteve në aksin Fushë-Krujë – Milot, në afërsi të Thumanës, rezultoi fatale, me një humbje jete.

Një automjet Benz, i drejtuar nga Radvan Maja nga Borizana u përplas me një Passat që drejtohej nga Ndrec Ruçi nga Mirdita.

Për pasojë, drejtuesi nga Mirdita mbeti I plagosur rëndë, ndërsa pasagjerja që udhëtonte në automjet me të, humbi jetën, Tereza Laska.

Përplasja e fortë e dy makinave të cilat përfunduan jashtë rrugës, la të plagosur edhe një grua e cila ndodhej në biznesin e saj, pranë aksidentit.

Ajo u godit nga pjesë të makinës Pasat, i cili është shkatërruar totalisht.

Paraprakisht mendohet që shkak i aksidentit është ndërprerja e gabuar e rrugës nga Pasati dhe shpejtësia tej normave me të cilat udhëtonte shoferi i Benzit