Vendosni fjalën kyçe....

Kosova përditëson shifrat: Dy vdekje dhe 46 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit


Dy persona të infektuar me Covid-19, kanë humbur jetën në 24-orëshin e fundit. Shifrat janë bërë të ditura nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

Brenda këtij qarku kohor janë infektuar gjithashtu 46 persona, ndërsa janë shëruar 77 veta.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 560 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”- njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë, tanimë ka shkuar në 15.425 nga 65.454 persona të dyshimtë, nga të cilët kanë humbur jetën 619 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 21 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Gjilan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë dhe Viti.