Vendosni fjalën kyçe....

Vaksina kundër Covidit, Fauci optimist se do ketë mjaftueshëm doza për amerikanët në prillin e 2021-shit


“Shumica e amerikanëve janë të prekshëm nga kontraktimi i koronavirusit të ri“- tha të mërkurën drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC).

Dr. Robert Redfield ishte duke dëshmuar gjatë një seance dëgjimore të Senatit kur ai zbuloi se shumica e popullsisë amerikane rrezikon të sëmuret me sëmundjen potencialisht vdekjeprurëse.

“Rezultatet paraprake në raundin e parë të testimit tregojnë se një shumicë e kombit tonë, më shumë se 90 përqind e popullsisë, mbetet e ndjeshme.”- tha Redfield, citon Daily Mail.

Më vonë në seancë dëgjimore, ai dhe Dr Anthony Fauci i cili është eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, dëshmuan se ata presin që një vaksinë të jetë gjerësisht e disponueshme për publikun deri në pranverën e vitit 2021.

Fauci, i cili është drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se ai pret që 700 milion doza të jenë në dispozicion deri në prill të vitit të ardhshëm.

Ai shtoi se nëse një vaksinë miratohet deri në fund të vitit, vetëm rreth 50 milion doza do të jenë në dispozicion në dhjetor, kështu që ‘nuk do të jetë një pjesë e madhe e popullsisë’ që merr vaksinën në vitin 2020.

“Në nëntor ju ndoshta do të keni në dispozicion 50 milion doza. Deri në dhjetor mbase edhe 100 milion plus. Dhe pastaj ju hyni në janar dhe shkurt. Në kohën që të arrini në prill, do të jenë gjithsej rreth 700 milion doza”– tha ai duke shtuar se më pas do ketë “doza për të gjithë”.

Fauci tha se ata që do të kenë përparësi “me siguri do të jenë ofrues të kujdesit shëndetësor dhe ka të ngjarë të jenë ata që janë të prekshëm nga kushtet para-ekzistuese”.

Ka më shumë se 170 vaksina të koronavirusit që po zhvillohen aktualisht në të gjithë botën, në faza të ndryshme.
Gjatë fjalës së tij, Fauci tha se ai pret rezultate që tregojnë efektshmërinë e ndonjë vaksine deri në nëntor ose dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *