Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti gjatë natës, Ministria e Mbrojtjes: S’ka dëme apo të lënduar, ku ishte epiqendra


Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me tërmetet e regjistruara gjatë natës.Lëkundjet sizmike u shënuan në orën 01:25 me epiqendër në veriperëndim të qytetit të Cërrikut.

Tërmeti me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter është ndjerë në Elbasan, Lushnje, Tiranë e Fier. Vetëm 3 minuta para tij, pati lëkundje sizmike me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter.

Por sipas Ministria e Mbrojtjes, nuk ka dëmë materiale dhe as të lënduar nga këto lëkundje.

“Sipas informacioneve paraprake, me datë 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme te ndryshme”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Pavarësisht rreshjeve të shiut, qytetarët mbrëmë kanë dalë në rrugë në panik nga lëkundjet që kanë ndjerë.