Vendosni fjalën kyçe....

Asnjë viktimë në Kosovë në 24 orët e fundit, 63 raste të reja me koronavirus


 

Asnjë person nuk ka humbur jetën në Kosovë në 24 orët e fundit, lidhur me Covid-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore nga 592 persona të analizuar lidhur me koronavirusin e ri, janë zbuluar 63 raste të reja.

Numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka mbetur në 616, aq sa ishte dje. Ditët e fundit Kosova ka raportuar numër të ulët viktimash e të prekurish lidhur me Covid-19, ndryshe nga javë më parë.

Autoritetet kanë vendosur lehtësimin e disa masave megjithatë bëjnë thirrje për zbatimin e rregullave që janë ende në fuqi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *