Vendosni fjalën kyçe....

Klosi: Kërkesa e opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve e palogjishme dhe jo ligjore, ka pasur problematika të vogla


Ministri i Turizmit e ka cilësuar si jo logjike dhe jo ligjore kërkesën e opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve.

Klosi ishte i ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report TV ku tha se bëhej fjalë për disa parregullsi të vogla nga grupet e numëruesve.

Ai shtoi se opinioni publik nuk blihet dot me para dhe se rezultati i marrë është ai që PS kishte pritur.

“Kërkesa nuk është logjike dhe ligjore. Kam parë ato të LSI-së dhe janë gjëra fare që s’kanë lidhje me përsëritje, por problematika të vogla të evidentuara në qendrat e votimit dhe grupet e numëruesve. Asnjëherë opinioni publik nuk blihet me para dhe rezultati është ai që prisnim, të gjitha sondazhet na nxirrnin fitues. Le t’i rinumërojnë votat në Berat, nuk kam asnjë merak për këtë proces. Qendra e votimit që nga evidentimi dhe vendosja e gishtit të çdo votuesi dhe procesi është i gjithi i regjistruar dhe nën monitorimin e kamerave, partitë mëqenëse fara ishte garë deri në kutitë te fundit, forcat politike ishte atje, kishte dhjetëra vëzhgues dhe lufta bëhej për çdo votë, nuk dyshojmë që gjatë numërimit të votave të ketë pasur qoftë edhe në një fletë të vetme.” – tha Klosi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *