Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët nisin të premten votimin e kandidatëve për deputet, kalendari sipas qarqeve


Të premten demokratët në mbarë vendin nisin votimin e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Selia blu ka publikuar kalendarin për 12 qarqet e vendt.

Çdo ditë do votojnë demokratët e një qarku ndërsa në fund do dalin edhe emrat e kandidatëve për deputet të votuar prej tyre që do i kalojë për miratim kryesisë së PD-së.

Fillimisht si kandidatë për deputetë u propozuan 1000 emra por Komisioni i Vlerësimit pas verifikimit ka lënë në garë 400 prej tyre.

Votimi sipas qarqeve

Qarku Kukës – 25 Shtator

Qarku Dibër – 26 Shtator

Qarku Gjirokastër – 27 Shtator

Qarku Berat – 28 Shtator

Qarku Shkodër – 30 Shtator

Qarku Lezhë – 1 Tetor

Qarku Durrës  – 3 Tetor

Qarku Elbasan  – 4 Tetor

Qarku Vlorë – 5 Tetor

Qarku Korçë  – 7 Tetor

Qarku Fier – 8 Tetor

Qarku Tiranë – 10 Tetor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *