Vendosni fjalën kyçe....

Kina nis përdorimin e eksoskeletëve “inteligjentë” për ushtarët (Video)


Ushtria kineze ka treguar eksoskeletët e dorëzuar së fundmi, duke i përdorur ato për të shpërndarë dhuratat e Vitit të Ri Hënor në një postë kufitare të largët në Tibet.

Pekini po përshtat me shpejtësi teknologjinë të reja në ushtri. Një raport të shtunën nga media shtetërore CCTV tregoi eksoskeletet e rinj që përdoren nga ushtarët kinezë, duke ndihmuar në dorëzimin e dhuratave te ushtarët që ndodhen në një postë kufitare të largët.

Trupat u lidhën me mbajtëset inteligjente për të mbajtur një ngarkesë më të madhe sesa mund të mbanin normalisht.

Zona në Tibet shquhet për terrene të ashpra malore. Në të kaluarën, një dërgesë e tillë do të kishte marrë deri në tre ditë, por rrugët e reja, automjetet dhe eksoskeletet bënë që ato të transportoheshin brenda një dite.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *