Vendosni fjalën kyçe....

“Suedia e mposhti Covid-19, arriti imunitetin e tufës pasi shmangu bllokimin” – Eksperti danez


Suedia duket se e ka mposhtur Covid-19 duke refuzuar mbylljen e vendit dhe arritjen e imunitetit të tufës, sipas një eksperti.

Kombi skandinav ishte i vetmi vend në Evropë që nuk futi masa të rrepta bllokimi në fillim të pandemisë.

Por shkencëtarët besojnë se kjo mund ta ketë ndihmuar atë të shmangë një valë të dytë të Covid-19, pasi ajo vazhdon të regjistrojë numrin më të ulët të rasteve që nga marsi – me vetëm 28 infeksione për 100,000 njerëz.

Profesori Kim Sneppen, një ekspert në përhapjen e koronavirusit në ‘Institutin Niels Bohr’ në Kopenhagen të Danimarkës tha se Suedia mund të ketë mposhtur pandeminë.

Ai i tha Gazetës Politiken të Danimarkës: “Ka disa prova që suedezët kanë krijuar një shkallë të imunitetit ndaj virusit, i cili, së bashku me atë që po bëjnë për të ndaluar përhapjen, është e mjaftueshme për të kontrolluar sëmundjen. ‘Ndoshta, epidemia ka mbaruar atje.”

Suedia fillimisht u kritikua në fillim të shpërthimit pasi regjistroi një rritje të shkallës së vdekshmërisë, e cila ishte pesë herë më e madhe se ajo e Danimarkës dhe dhjetë herë sa ajo e Norvegjisë dhe Finlandës.

Numri i vdekjeve për 24 orë arriti kulmin në muajin prill me 115 raste, me më shumë se gjysmën e tyre në azile. Por mesatarja e saj shtatë ditore për vdekjet e lidhura me koronavirusin është tani zero.

Epidemiologu shtetëror suedez, Anders Tegnell, i cili vendosi për moskarantimin e vendit, tha në një intervistë të fundit se masat vullnetare të higjienës ishin ‘po aq efektive’ sa mbylljet e plota.

Suedia mbajti shkollat e hapura për fëmijë nën 16 vjeç, ndaloi mbledhjet e më shumë se 50 personave dhe u tha personave mbi 70 vjeç dhe grupeve të prekshme, të izolohen.

Tegnell shtoi se ‘vdekjet nuk janë aq të lidhura ngushtë me sasinë e rasteve që keni në një vend’, duke thënë se niveli i vdekjeve ishte më i lidhur me faktin nëse njerëzit e moshuar po infektohen dhe sa mirë sistemi shëndetësor mund të përballojë këtë gjë apo ta shmangë.

“Këto gjëra do të ndikojnë në vdekshmëri shumë më tepër, mendoj unë, sesa përhapja aktuale e sëmundjes.” – tha ai.

Aktiviteti ekonomik suedez gjithashtu ka filluar të rritet. Ekonomia ishte tkurrur me nëntë përqind, por edhe kjo ishte më pak se zhytja prej 20 përqind në Mbretërinë e Bashhkuar dhe shumë vende europiane.

Studimet e fundit sugjeruan që një normë infeksioni prej 43 përqind mund të jetë e mjaftueshme për të arritur imunitetin e tufës – një shifër shumë më e ulët se 60 përqind e përmendur më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *