Vendosni fjalën kyçe....

Mediet: Voltana Ademi e infektuar me Covid-19


Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është infektuar me koronavirus. Ky është lajmi që raportojnë sot disa prej medieve kryesore në vend.

Televizionet informative si News 24 dhe Report Tv, raportojnë se Ademi i është nënshtruar tamponimit një ditë më parë, ndërsa përgjigjia zyrtare ka mbërritur sot dhe ka rezultuar pozitive. Mirëpo ende nuk ka një reagim publik nga vetë kryebashkiakja.

Po sipas të njëjtave medie, ajo nuk është paraqitur më në zyrë teksa në bashki vijon normalisht puna. Kryebashkiakja është karantinuar në shtëpi dhe për momentin paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.

Tanimë pritet që edhe punonjës dhe drejtues të tjerë të bashkisë së Shkodrës që kanë patur kontakte me kryebashkiaken, të testohen për Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *