Vendosni fjalën kyçe....

Më shumë se 60 mijë njerëz dalin vullnetarë për të testuar vaksinën ‘Sputnik V’ në Rusi


Dhjetëra mijëra njerëz janë vullnetarizuar për të marrë pjesë në testimet e vaksinës pioniere Covid-19 të Rusisë, të njohur si ‘Sputnik V’.

Lajmi është zbuluar nga kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin. RT shkruan se qindra janë imunizuar tashmë me formulën.

Kryebashkiaku Sobyanin i tha të dielën kanalit televiziv Rossiya-1, se testimet përfundimtare të vaksinës në shkallë të gjerë, të parat në botë që janë regjistruar zyrtarisht, janë duke u zhvilluar në kryeqytetin rus.

“Më shumë se 60,000 njerëz kanë dalë vullnetarë dhe disa mijëra njerëz i janë nënshtruar kontrolleve përkatëse mjekësore përpara se të marrin pjesë në testim.”- tha Sobyanin. Më shumë se 700 kanë marrë vaksinën Sputnik V dhe sipas kryebashkiakut, “të gjithë ata ndihen mirë”.

Ka patur një total prej 276,000 rastesh të Covid-19 në Moskë, afërsisht sa një e katërta e të gjithë rasteve në Rusi, që llogaritën në 1.1 milion.

Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko kishte raportuar më parë se vullnetarët nuk kishin treguar efekte anësore të papritura deri më tani.

“Përafërsisht 14% kanë ankesa të vogla dobësie, dhimbje muskulore për 24 orë dhe një rritje të herëpashershme të temperaturës së trupit”- tha ai për mediet javën e kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *