Vendosni fjalën kyçe....

Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: By-passi i Shkodrës u vonua nga qeveria, vonoi dëmshpërblimet


Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Edi Rama se vonesat për By-Passin e Shkodrës i kishte pushteti lokal dhe e kishte shndëruar kryeqendërn e veriut të Shqipërisë si “Zimbabvet”.

Për kryebashkiaken e Shkodrës shkak i vonesave për këtë segmet ka qenë qeveria pasi nuk alokonte fondet për shpronësimet.

Imagjinoni jemi në vitin 2020, 7 vite me vonesë. Pjesa që lidhet me shpronësimin pa diskutim që qeveria mban përgjegjësinë kryesore. Një ndër problemet që ne kemi pas adresuar në vitin 2016 në një shkresë drejtuar ARRSH-së ka qenë pikërisht përfshirja e të gjithë atyre që kanë pronat e veta edhe do të duhet të shpronësohen. Ne do të bëjmë verifikimet përkatëse, por ajo që mbetet për t’u thënë është që institucionet, që shteti duhet të punojë me ritëm, edhe koha përbën atë korrupsionin e vet“- tha Ademi.

Ademi foli edhe për lotin e dytë të rrugës, duke thënë se është një projekt i Bashkisë së Shkodrës që po bëhet në bashkëpunim me ARRSH-në.

Me investimin e projektit të hyrjes së qytetit që ne po vazhdojmë me bashkëpunimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, propozimi im është që do të mund të amortizojmë edhe problematikat që lidhen me lotin e dytë, kuptohet kurrsesi duke e imagjinuar atë një rrugë automobilistike të shpejtësisë. Ajo nuk mund të jetë e tillë, por duke e amortizuar si një pjesë që i bashkohet shëtitores“-deklaroi Voltana Ademi.