Vendosni fjalën kyçe....

Meta zbulon fotot nga vizita në Dibër: Zot t’i dalim këtij vatani


Ashtu siç tregoi dje, presidenti i vendit Ilir Meta ka vizituar Dibrën nga ky ka zbuluar disa foto dhe emocionet që ka marrë nga kjo vizitë.

Ai është ndalur në fshatin Zall Dardhë, për të cilin ka kënduar edhe Qerim Sula për shkak të historisë së luftërave për liri. Meta kujton vargjet e këngës së Qerim Sulës.

Presidenti atje ka vendosur lule dhe është përulur para kujtimit të burrave të shquar të kësaj treve.

Mesazhi i Presidentit

I lumtur të vizitoj Zall Dardhën, fshatin me histori të madhe të luftërave për liri, për t’u përulur me respekt para kujtimit të burrave të shquar të kësaj treve, për të cilët mjeshtri Qerim Sula do të këndonte:

“Me gjoks flakën ja shuajmë topit,
Jemi gjaku Kastriotit!”

Të rritur me Korabin përballë, bijtë e shquar të Zall Dardhës kanë marrë prej malit madhështor cilësitë e qëndresës dhe kryelartësinë në karakterin dhe shpirtin e tyre.
Ashtu si e gjithë Dibra, edhe kjo trevë ka qenë përherë djepi i luftërave patriotike për liri, por edhe dhe identitet kulturor. Jo pa kuptim ata Kuvendin e tyre të burrave e quajtën “Dheu”, për të treguar, se si Anteu ata e marrin bekimin dhe fuqinë e tyre prej tokës që i lindi dhe rriti.

Tradita e Kuvendeve në Reç e Dardhë, është ndër shembujt më të shquar të përgjegjësisë atdhetare, të organizimit dhe qeverisjes vendore.

“Besa – besë, nihet zani,
Zot t`i dalim këtij vatani…”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *