Vendosni fjalën kyçe....

Ndërprerjet e energjisë nga moti i keq, Adrian Çela: 12 fidera ende me defekt, situata më e rënduar në Burrel


Administratori i OSHEE-së Adrian Çela ka folur lidhur me situatën e krijuar pas reshjeve të shiut dhe të borës që kanë përfshirë vendin.

Në një prononcim për televizionin “News 24”. Çela tha se aktualisht situata më e rënduar sa i përket energjisë elektrike dhe ndërprerjeve të saj është në Drejtorinë Rajonale të Burrelit.

Ai u shpreh se aktualisht janë 12 fidera me defekt.

 “Kur kemi reshje të shumta bore dhe kohë të keqe, furtunal. Jemi koshientë që situata në të tilla raste do pasqyrohet dhe me rritje të defekteve. Jo kur ka reshje të shiut normal përveç ditëve të caktuara kur kemi fortunal apo reshje dëbore që impaktojnë linjat e furnizimit të energjisë elektrike sidomos në zonat e thella rurale. Aktualisht kemi në terren 2200 punonjës, në gatishmëri 24 orë.

Situata ka ardhur drejt përmirësimit. Në momentet që flasim nga 1200 fidera janë vetëm 12 fidera ende me defekt. 19218 abonentë janë pa energji elektrike në këto momente. 322 janë në zonat urbane.
Situata më e agravuar në Drejtorinë Rajonale Burrel, për terrenin e vështirë që ka kjo zonë. Ka reshje bore dhe punonjësit e OSHEE po punojnë në kushte ekstreme të motit për t’iu kthyer energjinë banorëve.”-
tha Çela.