Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Të gjitha kontratat koncesionare do i nënshtrohen testit anti-mafia


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emisionin “Opinion” ka premtuar se do rishikojë të gjitha kontratat koncesionare që janë aktive në Shqipëri.

Kryedemokrati bëri këtë premtim në rast se ai vjen në qeveri pas zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021.

Basha theksoi se të gjitha kontratat koncesionare do i nënshtrohen testit anti-mafia. Madje ai shtoi se në këtë vendim do përfshihet edhe kontratat e firmosura para vitit 2013.

Këta njerëz kontrollojnë përmes kontratave korruptive afro 3 miliardë euro. Nëse këto kontrata nuk anulohen, nëse ridestinohen për të krijuar shtresën e mesme, atëherë nuk ka rrotacion. Bashkë me Milot-Fier dhe me ndonjë kontratë tjetër shkon mbi 3 miliardë euro. Janë vepra të pastra penale korruptive ato që fitohen në arbitrazh.

Do bëjmë gjithçka që çdo kontratë të hetohet dhe qytetarët shqiptarë t’i marrin mbrapsht. Do bëhet hetimi administrativ. Ndëshkimi i personit bëhet nga gjykata. Ky do të jetë testi i vërtetë i SPAK-ut. Nëse do të përmend sot kontratat që do të prishen, ata do të thonë se na është vënë pas që në opozita. Nga e para deri tek e fundit do t’i nënshtrohen kontrollit antimafia”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *