Vendosni fjalën kyçe....

Trump kundërshton bërjen detyrim të mbajtjes së maskës: Shumë njerëz nuk e duan


 

Presidenti Donald Trump përsëriti të martën se ai nuk dëshironte ta bënte të detyrueshme mbajtjen e maskës për amerikanët, teksa vendi përballet me pandeminë e koronavirusit të ri.

“Ka, meqë ra fjala, shumë njerëz që nuk duan të mbajnë maska.” tha Trump.

“Ka shumë njerëz që mendojnë se maskat nuk janë të mira.” – shtoi ai.

Presidenti komentoi mbi maskat pasi një qytetar e pyeti pse nuk e mbështeste mbajtjen e detyrueshme të maskës.

Ai përmendi se ishte dëshmitar i kamarierëve në restorant që preknin maskën e më pas pjatat e klientëve.

“Koncepti i maskës është i mirë, por… ju vazhdimisht e prekni atë, duke prekur fytyrën tuaj, duke prekur pjatat.” – tha ai.

Trump kujtoi se kandidati demokrat Joe Biden bëri thirrje për ta bërë mbajtjen e maskës të detyrueshme gjatë fjalimit të tij në konventë, por u tërhoq nga ideja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *