Vendosni fjalën kyçe....

Minatorët e Bulqizës i bashkohen protestës së thirrur nesër nga naftëtarët e Ballshit


Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka shprehur solidaritetin për naftëtarët e Ballshit.

Në një njoftim në faqen e tyre në Facebook ata pohojnë se do marrin pjesë në protestën e ditës së nesërme, të thirrue nga naftëtarët e Ballshit.

Ajo është paralajmëruar për në orën 11:00 para Ministrisë së Infrastrukturës.

Njoftimi

Në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit

Minatorët dhe naftëtarët janë dy nga profesionet më të rënda dhe më të rrezikshme. Megjithëse janë dy sektorë shumë të pasur dhe fitimprurës, punëtorët shfrytëzohen, keqpaguhen, rrezikojnë edhe jetën në çdo moment.

Prej vitesh naftëtarët e Ballshit keqtrajtohen: kanë rreth 20 paga të pamarra, në 11 muajt e fundit janë pa punë dhe nuk kanë asnjë siguri për të ardhmen. Pas shumë protestash, grevash dhe manifestimesh në qytetin e Ballshit, ku zëri i tyre nuk është dëgjuar, naftëtarët kanë vendosur që nesër të protestojnë në Tiranë!

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka qenë gjithmonë në mbështetje të tyre. Jemi solidarizuar edhe në grevën që organizuan në muajin shkurt në Ballsh.

NESËR 17 SHTATOR, ORA 11:00, NË PROTESTËN PARA MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË NË TIRANË, DO JEMI SËRISH PËRKRAH TYRE!

Ju bëjmë thirrje gjithë minatorëve, ish-minatorëve, qytetarëve të Tiranës, bulqizakëve që jetojnë në Tiranë, që të mbështesin protestën e drejtë të naftëtarëve.

PUNË, PAGË, PERSPEKTIVË!

PUNËTORËT E BASHKUAR KANË PËR TË FITUAR!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *