Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim darkon me përfaqësues të lëvizjes ‘Nisma Thurje’


Ambasadorja Yuri Kim është kthyer në Tiranë pas vizitës dy ditore në Shkodër, ku ka darkuar me përfaqësues të lëvizjes Nisma Thurje, e cila tanimë është kthyer në një parti politike.

Një një foto të publikuar në rrjet shihet ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, si dhe përfaqësues të kësaj force politike si Rudina Hajdari, Pano Soko, Endri Shabani, Rezart Prifti dhe të tjerë.

“Nisma Thurje” vetëm në fillim të këtij muaji konfirmoi tranzicionin në një parti politike, duke konfirmuar zërat qarkullonin prej kohësh.

“Nisma Thurje”, lëvizja më e re politike në Shqipëri qe një nga ato organizimet shoqërore, kryesisht e shfaqur në rrjete sociale, që luftoi për hapjen e sistemit, duke sugjeruar lista të hapura për zgjedhjet që pritet të mbahen më 25 prill të 2021-shit.

Për kreun e lëvizjes u lakua shpesh emri i aktorit Mirush Kabashi, por një nga themeluesit, Pano Soko, ka sqaruar për Gogo.al se nuk do të jetë kështu.

“Do kemi tip presidiumi që do përbëhet nga disa njerëz. Nuk do të kemi kryetar. Pas zgjedhjeve do të kemi sistem rotativ dhe jemi duke e shqyrtuar: personi që merr më shumë vota bëhet kryetar por kjo për pas zgjedhjeve.
Pra kush merr më shumë vota në zgjedhjet e prillit bëhet kryetar, qëndron një vit dhe vjen i dyti që ka marrë më shumë vota. Kemi përshtypjen që këtë lloj presidiumi do e quajmë Tryeza e Vendimeve”, thotë Pano Soko.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *