Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të miratohet Kodi Zgjedhor mbi marrëveshjen e 5 qershorit, t’i merret mendim ODIHR-it


Presidenti Meta ka bërë thirrje për miratimin sa më parë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, me konsensus e duke zbatuar pikë për pikë marrëveshjen e 5 qershorit.

Kreu i shtetit shkruan në Facebook se kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës që kërkon ekspertizën e ODIHR-it nuk duhet refuzuar.

Meta e mbyll reagimin e tij në Facebook duke tënë se zgjedhjet e lira e të ndershme janë domosdoshmëri për çeljen e negociatave.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit. Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *