Vendosni fjalën kyçe....

San Francisco mund të lejojë 16-vjeçarët të votojnë


Në nëntor, banorët e San Francisco-s përvecse do të votojnë për zgjedhjet presidenciale, do të votojnë edhe për të vendosur nëse personat në moshën 16 dhe 17 vjeç do të lejohen të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Avokatët në qytet kanë nxitur masa të tilla që nga viti 2016.

“Unë me të vërtetë mendoj se vota në moshën 16 vjeçare do të ndihmojë të rinjtë në San Francisko të vendosin zakonin e votimit në një moshë më të hershme dhe t’u sigurojë atyre me të vërtetë mbështetjen dhe burimet që u nevojiten për të vazhduar të ndërtojnë mbi këtë zakon ndërsa rriten.”- tha organizatori, Crystal Chan.

Nëse propozimi kalon, San Francisco do të bëhet qyteti i parë i madh në SHBA që ul moshën e votimit me dy vjet.

Disa qytete më të vogla në SHBA i kanë lejuar tashmë adoleshentët në moshën 16 vjeç të votojnë në zgjedhjet lokale.
Takoma Park, Maryland, i cili miratoi një legjislacion të tillë në 2013, është një nga ato qytete, dhe zyrtarët lokalë kanë thënë se kanë parë rezultate pozitive.

Mirëpo një pjesë e qytetarëve besojnë 16-vjeçarët nuk janë aq të pjekur për të votuar.

Nate Hochman, i cili studion në Kolegjin e Kolorados, i tha NBC-së se ai nuk e mbështet iniciativën për të ulur moshën e votimit, sepse ai vë në dyshim nëse të rinjtë e kuptojnë ‘saktësisht se si është qeverisja e mirë’ në komunitetet e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *