Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon foton e takimit me Erdoganin, e shoqëron me një koment


Kryeministri Rama ndodhet për një vizitë në Turqi.

Ai është takuar me presidentin Erdogan e ka postuar një foto nga takimi me të.

Sipas kryeministrit, gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve, fuqizimin e ekonomisë në kushtet e goditjes nga pandemia covid-19 si dhe situatën në Ballkanin perëndimor.

“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.” – shkruan Rama në Facebook.

Vizita e kryeministrit Rama në Turqi vjen pas deklaratës së Greqisë për zgjerimin nga 6 në 12 milje në detin Jon dhe teksa Ankaraja e Athina po përplasen lidhur me shelfet kontinentale e zonat ekskluzive ekonomike në Mesdheun lindor e detin Egje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *