Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja tragjike me dy viktima, ndalohet drejtuesi i mjetit që akuzohet për aksidentin


Është ndaluar drejtuesi i mjetit ‘Mercedes’ i cili akuzohet se përplasi mjetin ‘VW’ duke shkaktuar vdekjen e dy vajzave e plagosjen e rëndë të dy të tjerave.

58-vjeçari Behar Pema ka rezultuar se kishte konsumuar alkool më herët dhe e ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur, raporton News24.

Pas testeve të alkoolit ka dalë se ai kishte konsumuar alkool në masën 093 mg/l në testin e parë dhe 0.99 mg/ l në testin e dytë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën Tiranë-Elbasan. Katër të plagosurat mbetën të bllokuar në mjetin VW pas përplasjes së fortë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë jashtë.

Dy prej vajzave ndërruan jetë në spital ndërsa dy të tjerat raportohet se janë në gjendje të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *