Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër aksident, makina përfundon në stadiumin e Beratit


Përveç aksidentit në Burrel dhe atij në Tepelenë, një tjetër aksident është shënuar sot, në qytetin e Beratit.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në orën 2 të mëngjesit të sotëm, ku një automjet tip “Range Rover” ka përfunduar në stadiumin e Tomorit.

Makina mendohet se ka qenë me një shpejtësi jashtë normave të lejuar, teksa ka kaluar nga rreth rrotullimi duke u përplasur me stadiumin.

Drejtuesi i makinës është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *