Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas motorin në Rrugën e Kombit, humb jetën një person


Një makinë dhe një motor janë përfshirë në aksident në aksin Morinë-Milot.

Për pasojë nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit shtetasi me iniciale J.H.

Të dy shtetasit e përfshirë në aksidentin e ndodhur në afërsi të fshatit Reps ishin qytetarë nga Kosova.

Në aksin rrugor Morinë-Milot, në fshatin Reps, mjeti me drejtues shtetasin F.N., banues në Ferizaj, Kosovë është përplasur me një  motor me drejtues shtetasin J.H., banues në Prizren Kosovë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *