Vendosni fjalën kyçe....

Kate Winslet e penduar: Çfarë dreqin po bëja, kur po punoja me Allen dhe Polanski-n


Aktorja Kate Winslet është penduar që ka punuar për regjisorët Roman Polanski dhe Woody Allen në të kaluarën.

Duke folur me revistën Vanity Fair, Winslet tha se dëshiron të jetë një “shembull i mirë për gratë më të reja” dhe shpjegon se nuk e di se çfarë ka menduar në atë kohë kur ka punuar me dy regjisorët.

Ajo luajti në filmin “Carnage” të Polanskit në vitin 2011 dhe “Wonder Wheel” të Allen në vitin 2017.

“Çfarë dreqin po bëja duke punuar me Woody Allen dhe Roman Polanski-n? Është e pabesueshme për mua sot, se si ata burra mbaheshin me kaq shumë vlerësime në industrinë e filmit, ashtu siç ishin. Është e turpshme”– thotë aktorja.

Ajo thotë se s’mund ta kthejë kohën pas dhe se e vetmja gjë që i mbetet është të tregohet e sinqertë.
Që nga viti 1993, Dylan Farrow thoshte se Woody Allen e ka ngacmuar seksualisht kur ai dilte me nënën e saj, Mia Farrow.

Allen e mohonte akuzën, duke pretenduar se Mia e kishte instruktuar të bijën të bënte ato deklarata për shkak të divorcit. Akuzat u hodhën poshtë nga autoritetet, ndërsa vëllai i Dylan mbështeste pafajësinë e regjisorit.

Ndërsa Roman Polanski ka pranuar se kishte abuzuar seksualisht me 13-vjeçaren Samantha Geimer, para se të arratisej në Evropë në fund të viteve ’70. Ai e drogoi atë gjatë një fotosesioni në shtëpinë e Jack Nicholson në 1977.

Gjatë kulmit të lëvizjes “Me Too”, deri në pesë gra dolën për të akuzuar Roman Polanski për sulme seksuale ndaj tyre kur ishin adoleshente.

Në vitin 2017, kur dolën akuzat për Allen, Kate Winslet tha për NeW York Times se ajo nuk mund të komentonte mbi akuzat e abuzimit seksual kundër regjisorit, pasi ajo vetë kishte kaluar një “përvojë të jashtëzakonshme pune” si me Allen ashtu edhe me Polanski-n. Por në vitin 2018, gjatë një fjalimi u shpreh e keqardhur për “vendimet e saj të dobëta” për të punuar me burra të tillë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *