Vendosni fjalën kyçe....

Po shkonin në shkollë, makina përplas tre fëmijë në Lushnjë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnjë, ku një automjet ka përplasur tri nxënëse shkolle.

 Aksidenti ka ndodhur në fshatin Allkaj, ku fëmijët ishin duke shkuar në shkollë dhe po kalonin rrugën në momentin kur janë goditur nga automjeti.

Për fat të mirë, tri nxënëset kanë pësuar dëme të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *