Vendosni fjalën kyçe....

“Po punojmë me lekët e pandemisë” – Kamera e fshehtë tregon shkencëtarët e Pfizer që thonë se imuniteti natyror është më i mirë se vaksina


Një video e fshehtë e Projektit Veritas që thuhet se tregon shkencëtarët e Pfizer duke folur për kompaninë që punon duke përdorur ‘paratë e Covid’ dhe duke shfrytëzuar imunitetin e natyrfshëm ka ndezur një debat tjetër të nxehtë mbi vaksinat e koronavirusit në SHBA.

Në videon e fundit hetimore nga Veritas, një shkencëtar i identifikuar si Nick Karl thotë se ‘imuniteti natyror’ ndaj virusit është ‘ndoshta më i mirë’ se çdo vaksinim.

Karl thotë në një moment se beson se bërja me detyrim e vaksinës është një gjë pozitive, megjithëse ai pranon se qëllimi kryesor i qyteteve si Nju Jorku është ta bëjnë jetën ‘të papërshtatshme’ për të pavaksinuarit.

“Bëhet fjalë për ta bërë atë kaq të papërshtatshme për njerëzit e pavaksinuar deri në pikën ku ata janë thjesht,” Ok, në rregull, në dreq le të vejë, unë do e bëj vaksinën.” – thotë ai.

Një person tjetër në video, i identifikuar si shkencëtari i lartë Chris Croce, më vonë thotë se antitrupat e krijuar kur dikush merr Covid-19 i mbrojnë ata ‘më gjatë’ sesa vaksinat.

Pfizer tashmë ka ofruar një dozë përforcuese për të ndihmuar me efektivitetin e vaksinës së tyre, të cilën Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e rekomandoi kohët e fundit për të moshuarit dhe kategoritë e tjera me rrezik të lartë.

Në një pikë tjetër, Croce diskuton mbështetjen e kompanisë së tij te pandemia e koronavirusit për të fituar.

“Organizata jonë drejtohet nga paratë e Covid.” – thotë ai, duke iu referuar asaj si një ‘korporatë e keqe’.

“Dua të them, unë jam atje për të ndihmuar njerëzit, jo për të fituar miliona miliona dollarë. Pra, dua të them, kjo është dilema morale.” – thotë Croce.

Një person i tretë, i identifikuar si shkencëtari Rahul Khandke, shton në video se ‘seminaret’ kanë trajnuar punonjësit se si të publikojnë informacione selektive për publikun.

“Ne jemi edukuar dhe mësuar të themi se vaksina është më e sigurt se sa të infektohesh në të vërtetë. Sinqerisht, ne kishim kaq shumë seminare për këtë.” – tha ai.

“Ti nuk ja ke idenë. Për shembull, ne duhet të ulemi me orë të tëra dhe të dëgjojmë. Ju nuk mund të flisni për këtë në publik.”

Videoja është e fundit në një seri raportesh që synojnë të ‘ekspozojnë’ kompanitë farmaceutike të përfshira në vaksinat Covid-19.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani