Vendosni fjalën kyçe....

Macron heq maskën nga fytyra për t’u kollitur para studentëve (VIDEO)


Presidenti francez Emmanuel Macron është kritikuar se nuk i merr seriozisht masat dhe këshillat e vetë qeverisë së tij, pasi është filmuar duke hequr maskën nga fytyra për t’u kollitur ndërsa fliste me një grup studentësh.

Macron e hoqi maskën gjatë një fjalimi në një kolegj profesional në Clermont-Ferrand të mërkurën, për t’u kollitur më pas në një kohë kur ishte në një distancë të afërt me studentët.

Ndërsa audienca qeshte me nervozizëm, ai pranoi një gotë ujë nga një asistent i cili i qëndroi në krah, duke shpjeguar: “Ne mbajmë distancën, por unë jam duke mbytur”.

Udhëheqësi francez kërkoi një “maskë më të lehtë”, duke pretenduar se ai “duhet të kishte thithur diçka” nga maska prej lecke.

Përdoruesit e mediave sociale nuk vonuan të kritikojnë presidentin, duke vënë në dukje se qytetarëve francezëve u kërkohet nga qeveria e tij të mbajnë maska ​​në publik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *