Vendosni fjalën kyçe....

“I kam bezdisur ata në bashki, u kam shkuar 50 herë por s’më ndihmojnë” – denoncimi nga Kombinati



Nikë Prendi banues në zonën e Kombinatit jeton prej gati 1 viti në barakën e sajuar me copa dërrasash dhe ka denoncuar publikisht se spo bëhet asgjë për t’i ardhur në ndihmë.

Ai bashkë me bashkëshorten janë të dy të moshuar, të sëmurë dhe me ilaçe, jetojnë jashtë çdo kushti normal. Prendi thotë se i ka humbur shpresat tek shteti pasi ka 1 vit që endet dyerve të bashkisë por askush nuk i ka ardhur në ndihmë.  Madje thotë se i ka bezdisur ata të bashkisë.

“Kam qenë 50 herë te bashkia dhe nuk më ka ndihmuar njeri”- tha ai. Këto ai ia tha Zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa, e cila kishte shkuar ta vizitonte.

“Ai ende sot banon në një barakë të cilën e ka ndërtuar me dërrasa që i kanë falur komshinjtë, pasi bashkia nuk i ka dhënë as edhe një çadër”– thuhet në publikimin e PD-së.

Kombinati ishte një nga zonat më të prekura në Tiranë nga të dy tërmetet të shtatorit dhe nëntorit 2019. Që atëherë sipas PD-së, shumë banorë ende nuk kanë gjetur zgjidhje nga shteti për banesat e tyre.

BISEDA:

Nikë Prendi: Unë jam Nikë Prendi, që në shtator më është prishur shtëpia nga tërmeti dhe kërkoj ndihmë nga shteti që të më ndihmojë.
Ina Zhupa: E pabanushme?
Nikë Prendi: Shtëpia e pabanueshme, atje kam jetuar gjithë jetën.
Ina Zhupa: Po, a ju kanë ndihmuar, ju kanë sjellë ndihma, ju kanë dhënë bonus?
Nikë Prendi: Vetëm më kanë pru njëherë ndihma, ai i bashkisë.
Ina Zhupa: Po bonusin përsa i përket rregullimit të shtëpisë?
Nikë Prendi: Bonusin jo akoma.
Ina Zhupa: Ku jeton tani ti?
Nikë Prendi: Ja këtu banoj.
Bashkëshortja e Nikë Prendit: Unë gatuaj këtu me bombul gazi kur është nxehtë, mbrapa do ndezi sobën.  Krevatin aty, rrobat i kam atje përtej. Drutë janë jashtë, ça të bëjmë kështu është. Shpia ra përdhe, ku të shkojmë?!
Ina Zhupa: Këtë barakën ku e ke gjetur?
Nikë Prendi: Këtu, kam blerë dërrasat edhe më kanë dhënë komëshinjtë, më kanë falur pak.
Ina Zhupa: Shtëpia juaj ndërkohë është e pabanueshme?
Nikë Prendi: Është e pabanushme, nuk jetohet brenda.
Ina Zhupa: Po çadër ju ka dhënë bashkia?
Nikë Prendi: Kam qenë 50 herë te bashkia, te emergjencat dhe nuk më ka ndihmuar njeri hiç. Më njohin të gjithë atje, i kam bezdis.
Ina Zhupa: Çfarë ju kanë thënë për shtëpinë? Do shembet?
Nikë Prendi: Do e bëjmë, do e bëjmë. I kam bërë letrat unë, nuk e di.
Ina Zhupa: Deri tani nuk keni marrë lekë për të rindërtuar shtëpinë tuaj me fondet e rindërtimit?
Nikë Prendi: Jo, jo asgjë! Akoma jo! Ne presim nga shteti por nuk ka shtet këtu. Unë kam frikë, kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *