Vendosni fjalën kyçe....

Aksident te Shkëmbi i Kavajës, plagoset një person


Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites pranë ‘Shkëmbit të Kavajës’.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur një person. Në aksident janë përfshirë dy mjete me targa të Kosovës, një “Skoda” me targa 07- 403 DN si dhe një “Volkswagen” me targa 01-499 LA, që janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç shikohet edhe nga fotot, një nga mjetet ka përfunduar përmbys në rrugë.

Personi I plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *