Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj dhuron plazmën e tij për të sëmurët me Covid-19


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka deklaruar se do të dhurojë plazmën për t’i ardhur në ndihmë të infektuarve me Covid-19.

“Unë si një pacient i shëruar duhet të jem ndoshta nga anëtarët e parë të stafit dhe të bashkisë tonë që të dhuroj plazmën, për të gjithë ata që kanë nevojë për trajtimin me plazmë dhe me antitrupa të Covidid, por ftoj edhe anëtarë të tjerë të Këshillit Bashkiak, duke e ditur se disa prej jush tashmë e kanë kaluar sëmundjen, t’i bashkohemi kësaj nisme. T’i bashkohemi Ogertës dhe të gjithë bluzave të bardha, sepse kërkon sensibilizim siç kishte stigmë dhe paragjykim për ata që sëmureshin në fillim, a thua se kishin bërë ndonjë faj. Dhe jo për një grip apo virozë, ashtu ka stigmë dhe për ata që dhurojnë, ku njerëzit kanë frikë dhe ndoshta një lloj droje.
Kështu që siç ishte sensibilizimi për sëmundjen dhe përballimin, lipset sensibilizimi tek ata që e kanë kaluar dhe që të fillojnë të bëhen donatorë dhe si gjithmonë bashkia e Tiranës i është përgjigjur çdo thirrjeje për solidaritet.”– ka deklaruar Veliaj gjatë një fjalimi para dy ditëve në Këshillin Bashkiak.

Mjekët në spitale anembanë botës po e përdorin plazmën e të mbijetuarve, për të trajtuar pacientët me koronavirus, duke sugjeruar se antitrupat e të shëruarve, do i ndihmojnë të sëmurët për ta luftuar më mirë sëmundjen.

Kujtojmë se Veliaj para pak javësh, dha lajmin se ishte shëruar nga Covid-19, pasi kishte kaluar shumë kohë në karantinë.

Ai u shfaq para kamerave pak më i nxirë se zakonisht në lëkurë dhe menjëherë nisën komentet nëse ai vërtet kishte qëndruar i bllokuar në shtëpi, apo kishte qenë me pushime.

Por Veliaj i hodhi poshtë thashethemet duke thënë se ka dalë vetëm në ballkonin e shtëpisë së tij duke lexuar dhe aty ka marrë pak ngjyrë, dhe u justifikua dhe me dritën e ambientit gjatë xhirimit që e nxirrte pak më me ngjyrë se zakonisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *