Vendosni fjalën kyçe....

257 viktima nga përmbytjet në Bangladesh


257 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Bangladesh.

Ndërkohë më shumë se 80 mijë të tjerë janë infektuar nga sëmundjet e transmetuara nga uji pas reshjeve të dendura për shkak të musonëve që kanë goditur vendin aziatik.

212 persona u mbytën, 27 vdiqën nga kafshimet e gjarpërinjve kurse 15 të tjerë u vranë në stuhi, ndërsa 3 humbën jetën nga sëmundje të tjera, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë, rreth 26,500 njerëz në zonat e goditura nga përmbytjet gjithashtu vuajnë nga diarreja, vijon njoftimi.

Shirat e dendur në Indinë fqinje për shkak të musonëve që ndodhin mes qershorit deri në shtator shtuan prurjet e lumenjve që përshkojnë Bangladeshin.