Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata pushon çështjen ndaj Klevis Balliut për tubim të paligjshëm, ish-deputeti: Kjo tregon se gjithçka qe politike


Gjykata e Tiranës ka pushuar një nga procedimet për protestat e kryera në Unazën e Re. I proceduar ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili doli në një deklaratë për mediat.

Ka qenë vetë prokuroria që erdhi në gjykatë me kërkesën e pushimit të hetimeve për organizim dhe tubim të paligjshëm.

Balliu foli lidhur me këtë, duke konsideruar se ky vendim tregon se i gjithë procedimi ka qenë politik. Ai thotë se ka me qindra persona të tjerë të hetuar lidhur me protestat në zonën e Unazës së Re.

“Janë me qindra persona të hetuar për protestat e Unazës. Pushimi i çështjes tregon se gjithçka është politike. Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur Policia e Shtetit drejtohet nga sigurimsa si Gjovalin Loka etj. Këta nuk është se nuk kanë prova për këtë gjë, nuk kanë prova për asgjë ndaj opozitës. Është Edi Rama ai që po vjedh shtëpitë e qytetarëve për të ndërtuar kulla.
Pse nuk ka hetime ndaj Salillarit. Këta qytetarë kanë qenë nëpër burgje, dikujt i kanë dëmtuar këmbën. Kjo është një qeveri hajdute dhe do marrë fund.

Pretendohet se i kam thyer krahun një polici ndërkohë që unë i kam bërë thirrje të marrin kamerat e rajonit Nr.6. Mua më kanë zbritur policët sepse nuk shikoja sepse më bllokuan shikimin me substancat e forcave të FNSH-së. Pra, të gjitha këto janë mekanizma politikë që qeveria përdor ndaj opozitës dhe qytetarëve.” – tha Balliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *