Vendosni fjalën kyçe....

Simptoma e pazakontë e Covid-19, 62-vjeçari në Francë pëson 4 orë ereksion


Fyt i tharë, temperaturë, kollë e lodhje, janë disa nga shenjat më të zakonshme të një personi të prekur nga Covid-19.

Megjithatë në një spital të Francës, një pacient ka vuajtur nga një tjetër simptomë që deri tani nuk njihej.

Ai ka pasur ereksion të zgjatur për 4 orë me radhë e sipas mjekëve shkak për është është koronavirusi i ri.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur në spitalin “Centre Hospitalier de Versailles” në Le Chesnay ku një 62-vjeçar i shtruar në spital nga Covid-19 ka pësuar për katër orë me radhë atë që në gjuhën mjekësore njihet si Priapismus (ereksion i pavullnetshëm e me dhimbje).

Pas marrjes së trajtimit ai është qetësuar nga problemi në fjalë por do vijojë të qëndrojë në spital për shkak të Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *