Vendosni fjalën kyçe....

Ndërpriten përsëri xhirimet e “Batman”-it, Robert Pattinson i infektuar me Covid-19


Xhirimet për filmin e “The Batman” janë pezulluar përsëri vetëm pak ditë pasi kishin rinisur.

Kjo për shkak se aktori kryesor Robert Pattinson, ka dalë pozitiv në testin për virusin.

Kompania “Warner Bros” tha se një anëtar i ekipit të prodhimit ishte vetë-izoluar, por nuk zbuloi se kush. Emri i Pattinson u zbulua më vonë nga mediat amerikane.

Xhirimet filluan në Glasgow më herët këtë vit, por u ndërprenë për shkak të pandemisë.

“Vanity Fair” shkruan se aktori britanik Pattinson, u infektua nga virusi disa ditë pasi rifilloi xhirimi afër Londrës.
Filmi i ri i Batmanit fillimisht duhej të publikohej në qershor të vitit 2021 por është shtyrë për në tetor të vitit 2021.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *